S’ka gjobë për Kurtin, arsyetohet mosparaqitja e tij në Prokurorinë Speciale
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka arsyetuar mungesën e kryeministrit Albin Kurti i cili nuk u paraqit sot për të dëshmuar në një rast penal. Ndaj tij nuk do të pasojë gjobë pasi që mos-paraqitja e tij u tha se u bë për shkak se ai ishte në një udhëtim jashtë vendit – të planifikuar…
Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka arsyetuar mungesën e kryeministrit Albin Kurti i cili nuk u paraqit sot për të dëshmuar në një rast penal. Ndaj tij nuk do të pasojë gjobë pasi që mos-paraqitja e tij u tha se u bë për shkak se ai ishte në një udhëtim jashtë vendit – të planifikuar më herët.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi tha se paraditen e së hënës janë njoftuar se kryeministri e ka të pamundur paraqitjen në këtë institucion. Ajo tha se do të përgatitet një tjetër ftesë për Kurtin.
Sipas hulumtuesit në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, nuk ka ndonjë afat specifik se kur duhet të bëhet ftesa e radhës për intervistim.
“I mbetet në vlerësim prokurorëve të rastit që të përcaktojnë datën e radhës duke u bazuar në agjendën e tyre në punën e tyre të përditshme. Nuk ka ndonjë afat specifik si në rastin konkret”, shprehet ai.
Shala thotë se shqiptimi i gjobës nuk aplikohet në rastet kur prokuroria e pranon si të arsyeshme mungesën.
“Arsyet e dhëna në rastin konkret duket se i ka akceptuar si të pranueshme edhe Prokurori i Shtetit, dhe në këtë situatë përderisa vlerësohet se një mungesë dhe një mos paraqitje është e arsyeshme edhe nuk vije në shprehje çështja e shqiptimit të gjobave. Ndërsa, në situatën kur mos paraqitja nuk është e arsyetuar dhe arsyet nuk janë të pranueshme për Prokurorin e Shtetit, atëherë janë të përcaktuara edhe masat në Kodin e Procedurës Penale, është fillimisht gjobitja në vlerë prej 250 eurove, dhe pastaj nëse përkundër gjobitjes nuk paraqitet apo refuzon të dëshmojë, Kodi ka përcaktuar situatat që mund të burgoset, por derisa të përfundojë procedura, por më se shumti kjo burgosje mund të zgjatë 1 muaj”, thotë Shala.
Sipas Shalës, nëse Kurti nuk ka asgjë për të fshehur, ftesa për të dëshmuar nuk duhet të shihet problematike.
“Vetë kjo ftesë për nga natyra e saj nuk ka asgjë problematike, thjesht kryeministri ftohet që të dëshmojë për një rast të caktuar dhe ftohet në cilësinë e dëshmitarit, ka raste kur një person nga cilësia e dëshmitarit përkundër që kur një person nga cilësia e dëshmitarit gjatë procedurës i ndryshohet cilësia në të pandehur. Mirëpo, nëse një kryeministri i vendit nuk ka thjesht asgjë për ta fshehur, nuk duhet ta sheh asgjë problematike thjesht ftesën për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Duhet ta shoh si diçka shumë normale…akuzat e tilla nuk është se janë diçka të mbështetura në gjendjen faktike, për shkak se konsiderohet të jetë thjesht një proces normal”, shprehet Shala.
Pas deklarimit të Prokurorisë Speciale, nga Qeveria e Kosovës thanë se Kurti ka shprehur gatishmërinë “t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”.
Nga Zyra e tij thanë se ai është jashtë vendit në “një agjendë të konfirmuar kohë më parë