S’ka fitues në ‘El Clasico’ (VIDEO)
Sergio Ramos e ka shpëtuar Real Madridin nga humbja në ‘Camp Nou’, në përballjen me Barcelonën.

Sport
Ka përfunduar 1:1 derbi i javës në futbollin evropian, mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Pjesën e parë e nisi më mirë Reali, duke rrezikuar disa herë portën e Barcelonës.
Pavarësisht këtyre mundësive, rrjetet mbetën të paprekura në pjesën e parë.
Ishte Barcelonë krejt tjetër në pjesën e dytë, që nuk vonoi shumë dhe gjeti rrugën e golit.
Një harkimi të Neymar nga gjuajtja e lirë, iu përgjigj Suarez që shfrytëzoi markimin jo të mirë të mbrojtjes së Realit, për të shënuar për 1:0 në minutën e 53’.
Kur po luhej minuta e 90-të, ishte mbrojtësi Sergio Ramos që shënoi me kokë për të barazuar në 1:1, për t’ia evituar humbjen e parë Realit këtë edicion.
Luis Suarez Goal HD – Barcelona 1-0 Real Madrid… by euro-goal-tv