“S’jam dakord me sulmet ndaj tij” – Rama mbron Kurtin për marrëveshjen
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dalë në mbrojtje atij të Kosovës, Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat. Me anë të një postimi në Tëitter, Rama ka thënë se s’është dakord me sulmet që po i bëhen Kurtit në lidhje me këtë çështje, shkruan lajmi.net. Sipas…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dalë në mbrojtje atij të Kosovës, Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat.
Me anë të një postimi në Tëitter, Rama ka thënë se s’është dakord me sulmet që po i bëhen Kurtit në lidhje me këtë çështje, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, kjo marrëveshje mbyllur shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme.
Postimi i plotë i Ramës:
S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!./Lajmi.net/