Situatë alarmuese: Për katër muaj, shtatë punëtorë humbën jetën në vendin e punës
Viti 2026 ka sjellur fatkeqësi të shumta nëpër vendet e punës, ku punëtorët po ballafaqohen me kushte të rënda. Sidomos në ndërtim. Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, shtatë punëtorë kanë vdekur. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Sektorit Privat në Kosovë. Kryetari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi, ka kërkua…
Lajme
Viti 2026 ka sjellur fatkeqësi të shumta nëpër vendet e punës, ku punëtorët po ballafaqohen me kushte të rënda. Sidomos në ndërtim.
Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, shtatë punëtorë kanë vdekur.
Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Sektorit Privat në Kosovë.
Kryetari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi, ka kërkua reagim të menjëhershëm.
Ai ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi pronarët e kompanive, të cilët duhet të sigurojnë kushte të sigurta për punëtorët, në përputhje me ligjet në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë.
“Janë 7 persona. Duhet pronarët e kompanisë ta zbatojnë ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin”, tha ai.
Si pasojë e kësaj situate, ministri i i Punës, Andin Hoti, ka marrë vendim për një aksion të jashtëzakonshëm të inspektimeve nga Inspektorati i Punës.
Inspektimet do të kryhen edhe në ditë pushimi edhe në ditë pune, edhe në ditë festash.
“Me vendimin e nënshkruar nga Ministri Hoti, urdhërohet Inspektorati Qendror i Punës që të hartojë një plan emergjent për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve. Ky aksion do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me fokus të veçantë në kantieret ndërtimore dhe aktivitetet me rrezik të lartë. Qëllimi i këtij aksioni është rritja e nivelit të zbatimit të legjislacionit në fuqi, parandalimi I aksidenteve në vendin e punës dhe mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në vendim.
Këtë vendim e ka publikuar në rrjete sociale edhe Inspektorati i Punës.
Në mesin e pikave, thuhet se Inspektorati do të organizojë inspektime në terren me dy ndërrime, në të gjitha komunat, dhe pikat kryesore do të jenë kantieret e ndërtimit.
Në rastet kur gjenden shkelje, atëherë puna do të ndalohet menjëherë.
Për këtë situatë, ka reaguar edhe Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës.
“Humbja e 7 punëtorëve vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2026 përbën një tregues serioz dhe një thirrje të qartë për veprim të menjëhershëm në drejtim të forcimit të zbatimit të standardeve të sigurisë në çdo vendpunishte, pa përjashtim. Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidarizohet plotësisht me dhimbjen e tyre. Në të njëjtën kohë, theksojmë se trajtimi i këtyre rasteve duhet të bazohet në analiza profesionale, të balancuara dhe të çliruara nga çdo tendencë për përgjithësim apo fajësim të njëanshëm të sektorit. Ndërtimtarët, kompanitë dhe investitorët janë drejtpërdrejt të interesuar në garantimin e kushteve të sigurta të punës dhe nuk mund të trajtohen si burim i rrezikut, por si partnerë kyç në menaxhimin dhe minimizimin e tij”, thuhet në reagim.