Situatë alarmante në Graboc të Fushë-Kosovës pas vërshimeve, familjet e bllokuara totalisht
Banorët e fshatit Graboc në komunën e Fushë-Kosovës po përballen me një situatë të vështirë pas vërshimeve që kanë përfshirë zonën që nga dje. Sipas tyre, shumë shtëpi janë të bllokuara dhe nuk ka as rrymë, ndërsa banorët nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpitë. Banorët janë ankuar se askush nuk i ka vizituar për…
Lajme
Banorët e fshatit Graboc në komunën e Fushë-Kosovës po përballen me një situatë të vështirë pas vërshimeve që kanë përfshirë zonën që nga dje. Sipas tyre, shumë shtëpi janë të bllokuara dhe nuk ka as rrymë, ndërsa banorët nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpitë.
Banorët janë ankuar se askush nuk i ka vizituar për t’u ofruar ndihmë në këtë situatë emergjente. Një familje nga ky fshat ka dërguar edhe një video për Lajmi.net, që tregon gjendjen e tyre të bllokuar totalisht.
Vërshimet kanë bërë që zonat përreth të jenë të vështira për t’u qasur, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet komunale dhe institucionet relevante për t’u ndihmuar. /Lajmi.net/