Situatë alarmante me zjarret në territorin e kryeqytetit, Komuna: 7 brigada në terren, janë angazhuar zjarrfikës shtesë
Situata me zjarret në kryeqytet “paraqitet alarmante”, thotë Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës. Zjarrfikësit janë në terren duke ndërhyrë në disa vatra aktive të zjarreve, sipas Komunës. “Gjendje alarmante nga zjarret Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ju njofton se aktualisht situata paraqitet alarmante për shkak të numrit të madh të zjarreve në…

Lajme
Situata me zjarret në kryeqytet “paraqitet alarmante”, thotë Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës.
Zjarrfikësit janë në terren duke ndërhyrë në disa vatra aktive të zjarreve, sipas Komunës.
“Gjendje alarmante nga zjarret Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ju njofton se aktualisht situata paraqitet alarmante për shkak të numrit të madh të zjarreve në territorin e Kryeqytetit dhe më gjerë.
Deri në këtë moment janë regjistruar 12 raste zjarresh, ndërsa 7 ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve janë aktualisht në terren duke ndërhyrë në vatra aktive”, thuhet në njoftim.
Për shkak të situatës, thuhet se janë angazhuar edhe zjarrfikës shtesë.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës i fton qytetarët që “të tregohen maksimalisht të kujdesshëm, pasi rreziku për shpërthime zjarresh është shumë i lartë si pasojë e temperaturave të larta dhe kushteve të thata atmosferike”.
“ Në rast se vëreni tym, flakë apo ndonjë situatë të dyshimtë, raportoni menjëherë në numrat emergjentë: 193
0800 122 33
0800 122 44″.