Situata politike në Bosnje-Osmani në një “vijë” me SHBA-në, në thirrjen për sovranitet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, lidhur me situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë. Rubio deklaroi dje se veprimet e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj. Për këtë…

Lajme

09/03/2025 12:41

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, lidhur me situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë.

Rubio deklaroi dje se veprimet e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj.

Për këtë përmes një postimi në llogarinë e saj në “X”, Osmani tha se qëndrojmë në solidaritet të plotë me popullin e Bosnjë-Hercegovinës, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

“Ne gjithashtu dënojmë me forcë çdo veprim që minon themelet e Bosnje-Hercegovinës, pasi kërcënon paqen dhe stabilitetin që rajoni ynë ka punuar pa u lodhur për të arritur – përmes dekadash sakrificash dhe me mbështetjen e palëkundur amerikane. Angazhimi i SHBA-së mbetet parësor për të siguruar që rajoni ynë të ecë drejt stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme, si dhe drejt një të ardhmeje euroatlantike. Ne jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të arritur këtë qëllim”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/