Situata në veri, sot takohen në Bruksel delegacioni i Kosovës me atë të Serbisë

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të mbajnë takimin e tyre të radhës këtë të mërkurë në Bruksel.

Lajme

29/09/2021 07:53

Këtë për klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Peter Stano.

Takimi në Bruksel mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitet për targat serbe nga ana e Kosovës.

Ndërsa, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka konfirmuar për lajmi.net se në takimin e delegacioneve pritet të marrë pjesë edhe zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Lexo edhe: 

Amerika e bën të qartë: Marrim pjesë në takimin e nesërm Kosovë-Serbi

Takimi në Bruksel mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitet për targat serbe nga ana e Kosovës.

SHBA dhe BE kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhjen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. /Lajmi.net/