Situata në Maqedoni, temë diskutimi edhe në Bruksel

Këshilli i punëve të jashtme i BE-së, të hënën do të diskutojë për Maqedoninë dhe do të dalë me një qëndrim të përbashkët në lidhje me ngjarjet në këtë vend.

Lajme

17/05/2015 11:06

Si paralajmëroi shefi i diplomacisë bullgare Daniel Mitov, nesër pritet të debatohet edhe për masat që do të duhej të ndërmerren për këtë çështje.

“Evropa vepron bashkërisht. Të hënën në Këshillin e punëve të jashtme do të diskutojmë në temën Republika e Maqedonisë dhe ngjarjet e mëtutjeshme, që duhet të sjellë deri te një pozicion i përbashkët i të gjithë ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe për masat që duhet t`i ndërmarrim”, deklaroi ndërmjet tjerash Mitov, transmeton zhurnal.