Situata me zjarret në Shqipëri del jashtë kontrollit, Ministria e Mbrojtjes bën thirrje urgjente për evakuim

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë thirrje urgjente për evakuim nga banorët e zonës së Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë. Thirrja e Ministrisë së Mbrojtjes ka ardhur si pasojë e përhapjes së madhe të zjarreve në këtë rrethinë. “THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM – Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas…

Lajme

13/08/2025 11:26

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë thirrje urgjente për evakuim nga banorët e zonës së Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë.

Thirrja e Ministrisë së Mbrojtjes ka ardhur si pasojë e përhapjes së madhe të zjarreve në këtë rrethinë.

“THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM – Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas një tjetër njoftimi nga po kjo ministri vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

Mbi 10 mijë forca të emergjencave thuhet se ndodhen në terren.