Situata kaotike e gjen të përfshirë edhe vëllain e Joel Matip – përfshihet nga gazi lotsjellës i policisë

Vëllai i Joel Matip, Marëin Matip, është duke u gjendur në një situatë ku tifozët e Liverpoolit po konfrontohen me policinë franceze, me synimin për t’u futur në stadium jashtëligjshëm.

Sport

28/05/2022 21:29

Vëllai i mbrojtësit ankohet për organizimin e ofruar nga francezët dhe për përdorimin e gazit lotsjellës nga policia në drejtim të tifozëve të papërfshirë në konflikt.

“Ajo që po ndodh këtu nuk i ngjason një organizimi të një finale. Të përdorësh gaz lotsjellës në drejtim të tifozëve ku ka fëmijë dhe fansa të përpërfshirë në konflikt është jo në rregull”, tha ai.

Si shkas i këtyre telasheve, ndeshja është shtyer tri herë. /Lajmi.net/