“Situata është shumë më serioze” – Haziri reagon pas deklaratës së Presidentes Osmani se Trump ka parandaluar një përshkallëzim me Serbinë

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Presidentes Vjosa Osmani, e cila konfirmoi fjalët e presidentit amerikan Donald Trump se ka parandaluar një përshkallëzim të madh mes Kosovës dhe Serbisë “kohëve bash bash të fundit”. “Situata është shumë më serioze. Sepse ky nuk është informacion i deklasifikum. Kjo që Trump…

Lajme

10/07/2025 23:54

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Presidentes Vjosa Osmani, e cila konfirmoi fjalët e presidentit amerikan Donald Trump se ka parandaluar një përshkallëzim të madh mes Kosovës dhe Serbisë “kohëve bash bash të fundit”.

“Situata është shumë më serioze. Sepse ky nuk është informacion i deklasifikum. Kjo që Trump e zbardhi si veprim të tij në parandalim të madh të sigurisë, që e përmend me Kosovën, i përngjan reagimit të Biden i cili në mesnatë e deklasifikuan informacionin, e zgjojnë presidentin e ShBA”, tha Haziri në ATV, transmeton lajmi.net.

Deklaratat vijnë në një moment të ndjeshëm për sigurinë rajonale, ndërsa për herë të parë u përmend publikisht ndërhyrja direkte e Shtëpisë së Bardhë në një krizë të mundshme në Ballkan. /lajmi.net/