Sistemit publik shëndetësor i shtohen 17 anesteziologë të rinj
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, ka njoftuar se sistemit publik shëndetësor i shtohen 17 anesteziologë të rinj ShSKUK ka thënë se anesteziologët e QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme të ShSKUK-së ofrojnë shërbime pandërprerë, duke qenë pjesë kyçe e çdo ndërhyrjeje kirurgjike, trajtimit intensiv dhe menaxhimit të rasteve urgjente. “Me shtimin e 17 anesteziologëve të rinj, forcohen…
Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, ka njoftuar se sistemit publik shëndetësor i shtohen 17 anesteziologë të rinj
ShSKUK ka thënë se anesteziologët e QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme të ShSKUK-së ofrojnë shërbime pandërprerë, duke qenë pjesë kyçe e çdo ndërhyrjeje kirurgjike, trajtimit intensiv dhe menaxhimit të rasteve urgjente.
“Me shtimin e 17 anesteziologëve të rinj, forcohen kapacitetet profesionale të sistemit publik shëndetësor, duke rritur mbështetjen për sallat operative, njësitë e kujdesit intensiv, repartet emergjente dhe shërbimet e tjera spitalore. ShSKUK shpreh mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre, dhe u uron mirëseardhje dhe punë të mbarë 17 anesteziologë të rinj”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: