Sirianët pranë kufirit me Shqipërinë

Tek dogana e Tre Urave, pak kilometra larg lokalitetit të Konicës ku janë strehuar 162 sirianë, dita është normale. Në turn ndodhen 4 efektivë të policisë kufitare dhe kontrollet janë rutinë.

Lajme

12/03/2016 20:51

“Ne jemi në ditë normale shërbimi. Policia kufitare ka plane masash për sirianët, por hë për hë situata është e qetë”, deklaron Arben Nikolla, shef i Policisë Kufitare Gjirokastër.

Por ndërsa ky është një nga kalimet këmbësore në të djathtë të pikës kufitare, pranë Leskovikut, në kryqëzimin nacional që lidh këtë shteg me të tjerat ndodhen dy efektivë policie. “Vetëm për këtë po rrimë aktualisht këtu”, thotë një prej tyre.

Por fshati i parë që ndodhet pranë Tre Urave është Çarshova dhe banorët shprehen të gatshëm t’i presin. “Çarshova është e para, detyrimisht këtu do të përplasen në fillim dhe pastaj do të ikin në destinacion. Patjetër që do t’i strehojmë”, thotë një prej tyre.

“Si traditë që e ka shqiptari, ne do t’i strehojmë dhe do t’i ndihmojmë me ushqim”, shprehet një tjetër.

“Ç’mund të them unë. Nëse shteti do t’i ndihmojë këta, le t’i ndihmojë”, thotë një tjetër. /Top Channel