Siri: Forcat amerikane u tërhoqën dhe shkatërruan bazën e tyre

Trupat amerikane që po tërhiqen nga Siria kanë shkatërruar bazën e tyre me një pistë për aeroplanët e transportit ushtarak dhe helikopterët në atë vend, njoftoi sot agjencia siriane e lajmeve Sana.

Bota

20/10/2019 17:49

Sipas Sana, një bazë afër Tel Bajdar u shkatërrua plotësisht pas tërheqjes së një kontingjenti amerikan.

Për më tepër, trupat amerikane do të evakuohen nga baza e Life Ston afër Digës së Eufratit në provincën Hasakah.

Ditë më parë, forcat amerikane shkatërruan gjithashtu bazën e tyre pranë qytetit sirian të Ain al-Arab, i vendosur 150 kilometra nga Alepo, transmeton KosovaPress.