Sipas mjekëve këto janë arsyet pse flokët bien më shumë në pranverë se në vjeshtë
Humbja e flokëve në stinën e pranverës është një gjë e natyrshme e zhvillimit të flokëve.
Lifestyle
Rënia e flokëve është një problem shqetësues për shumë individë. Kjo gjë vjen nga një sërë shkaqesh siç janë: stresi, sëmundjet, pakujdesia apo trashëgimia, shkruan Living.
Por një tjetër faktor që luan rol të madh në ndryshimin e gjendjes së flokut tonë është edhe ndërrimi i stinëve. Pikërisht pranvera, stina në të cilën ndodhemi momentalisht, është një ndër më problematiket, transmeton lajmi.net.
Me fillimin e pranverës, jo vetëm natyra rigjallërohet, por edhe trupi i njeriut. Cikli jetësor i qelizave ndryshon dhe kjo çon në rinovimin e tyre me intensitet më të lartë.
Si rezultat, lëkura fillon të “zhvishet” dhe rrjedhimisht fillon edhe humbja e flokëve. Por ju nuk duhet të shqetësoheni për këtë fenomen pasi është totalisht normal për të gjithë njerëzit. Humbja e flokëve në stinën e pranverës është një gjë e natyrshme e zhvillimit të flokëve.
Sipas mjekëve shkaqet kryesore të humbjes së flokëve në pranverë janë:
- Kushtet klimatike, të cilat ndikojnë në ekuilibrin hormonal në trup dhe në këtë mënyrë në fazat e rritjes së flokëve.
- Poret e bllokuara të kokës, të shkaktuara nga djersa nën ndikimin e temperaturave.
- Ekspozimi i tepruar ndaj diellit (rrezet ultravjollcë). /Lajmi.net/