Sipas Erdoganit, Perëndimi qëndron prapa masakrës në Paris (Video)

Presidenti i Turqisë tha se forcat franceze të sigurisë janë ato që duhen fajësuar për sulmet terroriste vdekjeprurëse të javës së kaluar në Paris.

Bota

13/01/2015 22:44

Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar Perëndimin se ‘po luan lojëra me botën islame’, duke këshilluar myslimanët që të jenë të ‘vetëdijshëm’ për këtë.

Erdogan tha se myslimanët po e ‘paguajnë çmimin’ për sulmet në gazetën satirike ‘Charlie Hebdo’ dhe në supermarketin izraelit në Paris.

“Qytetarët francezë e kanë kryer një masakër të tillë dhe myslimanët po e paguajnë çmimin. Kjo është shumë kuptimplotë…a nuk është punë e organizatave të inteligjencës të përcjellin ata që e përfundojnë burgun. Lojëra po luhen me botën islame, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”, vlerësoi ai.

Erdogan gjithashtu e ka akuzuar kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu për pjesëmarrje në Marshin për Paqe në Paris, duke pyetur se si guxon të bëjë një veprim të tillë ‘dikush që vrau 2,500 persona në Gaza’.