Sipas Dibranit: Vjosa Osmani, shpëtimtare e LDK-së
Shefqet Dibrani, kryetar i degës së LDK-së në Zvicër, i ftuar në emisionin politiko-satirik “Rrokum Roll”, ka theksuar se nuk tërhiqet nga pozita e kryetarit të degës ngase thotë se është zgjedhur prej delegatëve atje, duke shtuar se nuk e merr për bazë vendimin e kryesisë qendrore të LDK-së.
Lajme
Dibrani thotë se është jolegjitim vendimi për përsëritjen e kuvendit zgjedhor të degës së LDK-së në Zvicër, ngase, sipas tij, vendimi është marrë prej tre personave në kryesinë e LDK-së. Dibrani ka theksuar se ai i përgjigjet vetëm delegatëve të cilët e kanë zgjedhur në Zvicër.
Ai ka theksuar se ka kërkuar takim me Isa Mustafën, por kreu i LDK-së nuk i është përgjigjur kërkesës.
Dibrani pret nga kuvendi zgjedhor i së dielës një reformë, duke theksuar se shpëtimin e LDK-së e sheh te Vjosa Osmani.