Sindikatat nuk heqin dorë nga rritja e premtuar e pagave
Miratimi në lexim të parë i projektligjit për buxhetin e vitit 2015, në të cilin nuk u parapa rritja e pagave, nuk i ka zmbrapsur përfaqësuesit e sindikatave nga kërkesat e tyre.

Lajme
Madje, ata i ka entuziazmuar edhe më shumë deklarata e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, i cili një ditë më parë tha se rritja e pagave është dashur të përfshihet në buxhet dhe se pagat mund të rriten edhe me një vendim të veçantë të Qeverisë, raporton KTV.
Përfaqësuesit e sindikatave tashmë kanë nisur takimet me disa grupe parlamentare, në mënyrë që të marrin mbështetje, pasi që e shohin si mundësi reale amendamentimin e këtij projektligji, apo që rritja e pagave, sipas tyre, të bëhet edhe me një vendim të veçantë të Qeverisë, siç ka ndodhur më parë.
Sipas tyre, Qeveria e Kosovës ka afat deri më 9 janar që t’i realizojë kërkesat e tyre, në të kundërtën do të nisin veprimin sindikal me greva dhe forma tjera të protestave, raporton KTV.