Sindikata e Policisë së Kosovës nderon Afrim Bunjakun në dy vjetorin e rënies heroike: Shembull i sakrificës në mbrojtje të lirisë së qytetarëve tanë

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës bashkë me nënkryetaren dhe bashkëpunëtorët e sindikatës, kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku, duke e nderuar me respekt e mirënjohje sakrificën e tij sublime. Sindikata e Policisë së Kosovës ka qëndruar pranë familjes së heroit, kolegëve dhe qytetarëve që përkujtojnë me krenari veprën e…

Lajme

24/09/2025 16:19

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës bashkë me nënkryetaren dhe bashkëpunëtorët e sindikatës, kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku, duke e nderuar me respekt e mirënjohje sakrificën e tij sublime.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka qëndruar pranë familjes së heroit, kolegëve dhe qytetarëve që përkujtojnë me krenari veprën e tij, shkruan lajmi.net.
“Rreshteri Afrim Bunjaku mbetet përjetësisht shembull i trimërisë, përkushtimit dhe sakrificës në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe lirisë së qytetarëve tanë”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/