Sindikata e Policisë së Kosovës dhe Qendra e Nutricionit nënshkruajnë marrëveshje për shëndetin e zyrtarëve policorë

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK), e përfaqësuar nga kryetari Avdi Hoti, dhe Qendra e Nutricionit, e përfaqësuar nga Dr. Bahri Sopa, nutricionist/dietolog, kanë nënshkruar sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim përmirësimin e shëndetit, mirëqenies dhe performancës fizike të zyrtarëve policorë, transmeton lajmi.net. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, anëtarët e SPK-së përfitojnë ofertë speciale me…

Lajme

13/01/2026 16:18

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK), e përfaqësuar nga kryetari Avdi Hoti, dhe Qendra e Nutricionit, e përfaqësuar nga Dr. Bahri Sopa, nutricionist/dietolog, kanë nënshkruar sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim përmirësimin e shëndetit, mirëqenies dhe performancës fizike të zyrtarëve policorë, transmeton lajmi.net.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, anëtarët e SPK-së përfitojnë ofertë speciale me 75% zbritje për shërbime profesionale të nutricionizmit dhe dietologjisë, duke përfshirë:

  • Matje profesionale të përbërjes trupore (BMI, yndyrë trupore, struktura trupore),

  • Sqarim shkencor të niveleve minimale dhe maksimale të parametrave shëndetësorë,

  • Këshillim profesional nga ekspertë të fushës.

Qëllimi i marrëveshjes është mbështetja e shëndetit të zyrtarëve policorë dhe rritja e kapaciteteve të tyre fizike për përballimin e sfidave të punës së përditshme.

Për më shumë informacion mbi shërbimet dhe kushtet e marrëveshjes, qytetarët dhe anëtarët e SPK-së mund të vizitojnë faqen zyrtare të sindikatës, në rubrikën “Marrëveshjet”./lajmi.net/