Sindikata e Policisë e “heshtur” për kushtet e këqija të Policisë, por e zëshme për “reputacionin” e disa zyrtarëve policorë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për siç thonë lidhur me rastet e fundit që po qarkullojnë në media dhe përhapjen e informacioneve të pasakta që synojnë të njollosin reputacionin e Policisë së Kosovës dhe të anëtarëve të saj. Në reagimin e Sindikatës thuhet se Policia e Kosovës është e përkushtuar…

Lajme

15/10/2024 11:10

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për siç thonë lidhur me rastet e fundit që po qarkullojnë në media dhe përhapjen e informacioneve të pasakta që synojnë të njollosin reputacionin e Policisë së Kosovës dhe të anëtarëve të saj.

Në reagimin e Sindikatës thuhet se Policia e Kosovës është e përkushtuar për mbrojtjen e ligjit, rendit dhe territorit të Republikës së Kosovës, dhe veprimet saj janë gjithmonë në përputhje me standardet më të larta të profesionalizmit dhe etikës.

Tutje thuhet se akuzat e pabaza dhe keqinterpretimet në lidhje me veprimet e Policisë dëmtojnë rëndë imazhin e Policisë së Kosovës dhe minojnë besimin e qytetarëve në institucionet e rendit.

 Nga Policia kanë thënë se Sindikata e Policisë së Kosovës është e vendosur të ofrojë mbështetje juridike për të gjithë anëtarët e saj që janë prekur nga këto akuza të padrejta. Do të sigurojmë që të drejtat e çdo polici të mbrohen dhe që çdo sulm ndaj reputacionit të tyre të trajtohet me seriozitetin e duhur.
“I bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe individëve që të qasen me përgjegjësi ndaj informacionit dhe të sigurojnë që çdo raportim të jetë i saktë dhe i verifikuar. Të shprehësh mendime dhe kritika është e rëndësishme, por ato duhet të bazohen në fakte dhe prova të qëndrueshme. Sindikata e Policisë së Kosovës do të vazhdojë të punojë në interes të anëtareve të saj, për të adresuar çdo shqetësim dhe për të promovuar një ambient të sigurt dhe të drejtë për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim.
Duhet përkujtuar që Policia e Kosovës vazhdon të jetë me kushte të paplotësuara në shumë pika.
Pavarësisht kërkesave disa vjeçare që ato kërkesa të plotësohen, Sindikata e Policisë si çdoherë i ka kaluar në heshtje. Anipse vërejtje të shumta nga zyrtarët policorë ka për mos-përfaqësim dinjitoz nga kjo Sindikatë, këta të fundit gjetën kohë të ankohen për media (madje pa treguar ku saktësisht) po bëhen këto raportime të pasakta./Lajmi.net/