Sindikatа e RTK-së paralajmëron protesta për vonesën e pagave
Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) paralajmëron se do të organizojë protesta nëse nuk zgjidhet menjëherë çështja e pagave të punëtorëve të RTK-së. Në një komunikatë për media, SPERTK kërkon ndërhyrjen urgjente të Kuvendit të Kosovës, partive politike, Bordit dhe menaxhmentit të RTK-së për të garantuar pagat që u takojnë punëtorëve ligjërisht.…
Lajme
Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) paralajmëron se do të organizojë protesta nëse nuk zgjidhet menjëherë çështja e pagave të punëtorëve të RTK-së.
Në një komunikatë për media, SPERTK kërkon ndërhyrjen urgjente të Kuvendit të Kosovës, partive politike, Bordit dhe menaxhmentit të RTK-së për të garantuar pagat që u takojnë punëtorëve ligjërisht. Sindikata thekson se rreth 700 familje të punëtorëve të RTK-së kanë mbetur pa të ardhura dhe përballen me detyrime financiare të mëdha dhe vështirësi jetike, transmeton lajmi.net.
“Në kohën kur në institucionet e shtetit po flitet për rritje pagash, punëtorët e RTK-së nuk i kanë marrë as pagat bazë që u takojnë ligjërisht. RTK është pjesë e shtetit të Kosovës, dhe punëtorët e saj janë taksapagues të rregullt të këtij vendi,” thuhet në komunikatë.
SPERTK paralajmëron se nëse situata nuk zgjidhet në një afat të shkurtër, sindikata do të nisë protesta, të cilat mund të çojnë deri te greva e përgjithshme dhe bojkotimi i ngjarjeve publike që zhvillohen në vend.
Sindikalistët e RTK-së theksojnë se kjo gjendje është e patolerueshme dhe mund të ishte parandaluar me një planifikim të kujdesshëm institucional.
Njoftimi i plotë: