Sindikalistët e Trafikut Urban takohen me Muratin, nuk gjejnë zgjidhje

Sindikalistët e Trafikut Urban, kanë realizuar sot një takim me ministrin në detyrë të Financave Hekuran Muratin, për të gjetur një zgjidhje në lidhje me pagesat për ta në mënyrë që të filloj përsëri ofrimi i shërbimit. Ky takim ka përfunduar pa një zgjidhje. Detaje në lidhje me këtë ka dhënë kryesindikalisti Ilmi Gashi. “Deri…

Lajme

24/11/2025 16:39

Sindikalistët e Trafikut Urban, kanë realizuar sot një takim me ministrin në detyrë të Financave Hekuran Muratin, për të gjetur një zgjidhje në lidhje me pagesat për ta në mënyrë që të filloj përsëri ofrimi i shërbimit.

Ky takim ka përfunduar pa një zgjidhje.

Detaje në lidhje me këtë ka dhënë kryesindikalisti Ilmi Gashi.

“Deri në këto momente që po flasim kishim takim ndaras na ndau ministri dhe nuk pranoj stafin e komunës të vijë në takim, vetëm neve shoqatave sindikaliste edhe shkuam në takim dhe nuk morëm asnjë përgjigje prej ministrit, asnjë premtim, “nuk është në detyrën time”, e kemi lutur në gjuhën politike dhe popullore hajde hapna një dritare për të bërë një zgjidhje në emër të qytetarëve të Prishtinës. Na tha nuk kam mundësi me bë atë punë, nuk e ka bërë atë punë ministri na dërgoi prapë tek kryetari duke e gjuajtur topin, që kinse problemi qëndron tek kryetari. Kryetari është i gatshëm në çdo kohë të ballafaqohet me ministrin me neve bashkë në prezencë tonën, ata nuk na pranuar ballafaqimin na janë munduar ta mbush kupën e kokës, por nuk arritën dot ta mbushin. Me keqardhje më duhet të them për qytetarët e Prishtinës, që greva vazhdon nesër dhe mundet me përshkallëzuar në forma të ndryshme, ju lutem të jetë korrekt kërkojmë ndjesë për qytetarët e Prishtinës. Ne nuk kemi mjete me filluar punën”, ka thënë Gashi.