Simptoma e shëndetit të cilën kurrë nuk duhet ta injoroni

Mësojeni se cilën simptomë të shëndetit nuk duhet kurrë ta injoroni, për të pasur një shëndet më të sigurt.

Lifestyle

06/11/2014 14:56

Zemra juaj bën shumë punë gjatë gjithë ditës – duke shtyrë në mënyrë rutinore gjak në 60,000 rrugë të enëve të gjakut, kështu kur ndjeni disa dhimbje të vogla ju mund të mendoni se kjo është pjesë e përshkrimit të punës së saj, por jo.

Nëse mendoni ta lëni anash këtë simptomë të zemrës nuk është mirë. Ju duhet të filloni ta zgjidhni problemin vetë, përndryshe mund të keni disa probleme serioze shëndetësore, transmeton Lajmi.net.

Studimi i cili u përqendrua në intervistat e 31 pacientëve kardiak që kishin përjetuar dhimbje gjoksi – që tregojnë një rritje të rrezikut nga sulmi në zemër, arrest kardiak apo vdekje e papritur kardiake, ka gjetur se gratë ishin 1.5 herë me më shumë gjasa të prisnin për simptomat të bëhen më të rënda dhe më të shpeshta përpara se të shkojnë tek mjeku se sa meshkujt.

Pse duhet të prisni? Kjo rezulton më shumë me mohimin e gjendjes. Të gjithë pacientët, pavarësisht nga gjinia, që kishin kaluar nëpër gjashtë faza të njëjta pasi që kishin përjetuar dhimbje gjoksi shkuan të kërkojnë ndihmë nga një anëtar i familjes apo mik, për t’i treguar për simptomat, duke mos pranuar që të shkojnë tek mjeku njëherë.

Edhe pse sulmi në zemër është shkaku kryesor i vdekshmërisë tek gratë, disa gra ende e përceptojnë sëmundjen arteriale koronare si një ‘sëmundje e thjeshtë njerëzore’ dhe rrjedhimisht nuk e njohin rrezikun e saj, transmeton Lajmi.net.

Nëse mendoni se keni një presion, shtrëngim, djegie apo ngushtim në gjoksin tuaj, atëherë është me rëndësi që të shkoni në një kontroll. Mund të jetë asgjë e rëndësishme dhimbja, por nëse nuk del që është ashtu, do të gëzoheni që nuk keni pritur shumë.