Simon Laws: Stigma ndaj bashkëpunëtorëve në Kosovë ekzistonte prej kohësh, jo përgjegjësi e UÇK-së
Në Gjykatën Speciale të Hagës, në seancën e fundit të fjalëve përmbyllëse, ka thënë fjalën e tij të fundit mbrojtësi i viktimave Simon Laws. Ai ka folur në lidhje me një stigmë kundër bashkëpunëtorëve në Kosovë, që ka thënë se ekzistonte për një kohë të gjatë, ndërsa për këtë nuk e ka bërë fajtor UÇK-në.…
Lajme
Në Gjykatën Speciale të Hagës, në seancën e fundit të fjalëve përmbyllëse, ka thënë fjalën e tij të fundit mbrojtësi i viktimave Simon Laws.
Ai ka folur në lidhje me një stigmë kundër bashkëpunëtorëve në Kosovë, që ka thënë se ekzistonte për një kohë të gjatë, ndërsa për këtë nuk e ka bërë fajtor UÇK-në.
“Stigma kundër bashkëpunëtorëve në Kosovë, ekzistonte për një kohë të gjatë. Rrjedhimisht ishte e gabuar të lihej të mendohej se UÇK ishte përgjegjëse për viktimat që kanë vuajtur nga kjo stigmë. Ne nuk pajtohemi se ka ekzistuar një stigmë historike sa i takon bashkëpunëtorëve, dhe në fakt nuk është në mënyrë të logjikshme pengesë që viktimat kanë vuajtur nga stigma apo që janë akuzuar nga UÇK si bashkëpunëtorë”, ka thënë Laws.
Ai ka thënë se rrethanat sociale të kësaj natyre, japin një kontekst të përkryer të mënyrës si UÇK e ka përdorur këtë etiketim.
“Ne e kemi trajtuar këtë në mënyrë të shpeshte kur jem imarr me këtë stigmë. Por, do doja të përfundoj duke thënë se kjo nuk ka qenë fenomen shtetëror që ekzistonte për një kohë të gjatë, pra duke rrëmbyer njërëz dhe duke i vënë armën në kokë e për ti çuar në qendra ndalimi të UÇK-së”, ka shtuar ai.
Ai ka marrë një shembull të këtyre rasteve.
“Nuk ka ekzistuar një fenomen i tillë në jetën e dëshmitarit, ajo është denigruar në mënyrë publike. Njerëzit e kanë pështyrë në rrugë, ajo përfundimisht nuk kishte rrugë tjetër përveç të largohej nga Kosova, dhe kjo nuk ishte rezultat i asaj që kishte ndodhur më parë por sepse një familjar i saj ishte vrarç nga UÇK-ja në luftë dhe sepse ajo kishte pasur guximin të flist kundër saj”, ka thënë ai. /Lajmi.net/