Simiq ankohet se procesi është i ngadalësuar
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq i ka ftuar qytetarët e Mitrovicës së Veriut që të kenë durim pasi nuk i di arsyet por procesi është shumë i ngadalësuar. Ai votoi në mënyrë të organizuar së bashku me qytetarët e tjerë serbë. “Para së gjithash ta konfirmoj se zgjedhjet e sotme kryesisht po kalojnë në…

Lajme
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq i ka ftuar qytetarët e Mitrovicës së Veriut që të kenë durim pasi nuk i di arsyet por procesi është shumë i ngadalësuar.
Ai votoi në mënyrë të organizuar së bashku me qytetarët e tjerë serbë.
“Para së gjithash ta konfirmoj se zgjedhjet e sotme kryesisht po kalojnë në rregull dhe sipas rregullave, por njëherit bëj thirrje qytetarëve jo vetëm ta shfrytëzojë të drejtën e tyre për të votuar por edhe të jenë të durueshëm posaçërisht kur bëhet fjalë për Mitrovicën e Veriut, nuk i di arsyet por procesi është shumë i ngadalësuar dhe ftoj qytetarët që të jenë këmbëngulës dhe të durueshëm dhe për vete të zgjedhin përfaqësuesit e duhur”, tha ai.
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek ftojë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.
“Siç edhe ju e përcollët, unë me kolegun tim e shfrytëzova të drejtën time për të votuar. Procesi zgjedhor në përgjithësi po shkon pa probleme të mëdha dhe do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi për t’i ftuar të gjithë qytetarët e komunës së veriut të Mitrovicës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të votojnë në zgjedhjet e sotme”, tha ai.