Simeone refuzon klubin e madh evropian

Diego Simeone ka refuzuar një ofertë nga Paris Saint-Germain.

Sport

04/06/2016 09:37

Diego Simeone ka refuzuar një ofertë nga Paris Saint-Germain, për emërimin e tij në postin e trajnerit në Parc des Princes.

Strategu argjentinas duket se ka vendosur të qëndrojë në Atletico Madrid, ka bërë të ditur “Gianluca di Marzio”.

Simeone kishte hedhur dyshime mbi vazhdimin e qëndrimit të tij në Vicente Calderon pas humbjes me penallti nga Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve, përcjell “Lajmi.net”.

Por, ai ka refuzuar ofertën nga PSG që e kërkoi Simeonen si pasardhës të Laurent Blanc, për ta ndjekur trofeun e kampionit të Evropës për klube.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.