Simeone po mendon për të ardhmen, nënshkruan me talentin 19 vjeçar
Atletico Madrid ka arritur një marrëveshje me Fluminense për të nënshkruar me sulmuesin 19 vjeçar Marcos Paulo në fund të sezonit 2020/21.

Sport
Braziliani do të bashkohet me Los Colchoneros në verë kur do të nënshkruahet marrëveshja që do ta mbajë atë në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2026, shkruan lajmi.net.
Atletico ishte i gatshëm të nënshkruante me Paulon në këtë afat kalimtar, por si Fluminense ashtu edhe i riu ishin në favor që ai të transferohej në Evropë kur sezoni aktual të mbarojë.
Paulo, i cili ka shënuar tre gola këtë sezon, gjithashtu mori oferta nga klube të tjera evropiane si Parma dhe Inter, por ai në fund zgjodhi anën e Diego Simeone./Lajmi.net/