Simeone me shumë sportivitet e pranon: Chelsea ishte skuadër më e mirë
Diego Simeone ka pranuar se Chelsea ishin skuadër më e mirë se ata pas humbjes dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Sport
“Nuk po kërkojmë aspak për ndonjë arsye të humbjes”, ka thënë Simeone, transmeton lajmi.net.
Ai e pranoi humbjen në mënyrë sportive, duke thënë: “Ne jemi mposhtur nga një skuadër më e mirë”.
“Presionit tonë i bënë ballë shumë mirë skuadra kundërshtare, nuk mund të mbroheshim mirë ndaj tyre”, tha ai.
Atletico Madrid kishte një apel për një penallti pasi Azpilicueta rrëzoi Carrascon kur ndeshja akoma ishte me rezultat 0-0, por gjyqtari nuk e dha atë./Lajmi.net/