Simeone i kënaqur me përmirësimet e Atletico, thotë disa fjalë edhe për Barcën

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjet e skuadrës së tij në La Liga.

Sport

10/03/2019 11:00

Atletico shënoi fitore edhe këtë fundjavë duke mposhtur skuadrën e Leganes, me rezultatin minimal 1:0.

Edhe pse distanca me Barcelonën është shtatë pikë, Simeone ka thënë se është shumë i lumtur me situatën aktuale.

“Barcelona, që nga dhjetori, kanë pasur një sezon tipik të Barcelonës. Gjithmonë me fitore” ka thënë Simeone, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të vazhdojmë rrugën tonë, në mënyrën tonë, me qëllim që të përmirësohemi. Kjo është ajo që na motivon çdo javë” ka thënë tutje argjentinasi.

Diego Simeone tani do të fokusohet 100% në ndeshjen e kthimit kundër Juventus, në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij gëzon epërsinë prej 2:0 nga ndeshja e parë. /Lajmi.net/