Simeone flet për debutimin e mundshëm të Dembeles dhe pse nuk luajti ndaj Valencias
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se transferimi më i ri Moussa Dembele do bëjë debutimin para janarit.

Sport
Francezi iu bashkua liderit momental të La Liga-s në huazim për gjashtë muaj nga Lyoni, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Simeone nuk i dha shansin për debutim ndaj Valencias, kurse konfirmoi se lojtari është gati për debutim.
“Dembele nuk luajti sepse nuk u ndjeva se ishte koha e duhur për të kundër Valencias”.
“Është stërvitur mirë dhe së shpejti do ta këtë shansin. Luis Suarez zhvilloi ndeshje të mirë dhe nuk kishte arsye ta largoja”, tha ai.
Në ndeshjen e radhës, Atletico përballet me Cadizin./Lajmi.net/