Simeone e Alonso e rrezikojnë suspendimin

22:34 | 27 Maj 2014

Simeone duke u fjalosur me Varane

Diego Simeone dhe Xabi Alonso mund të suspendohen nga UEFA, për veprimet e tyre në finalen e Championsit. Trajneri i Atletico Madridit u fjalos me lojtarët e Real Madridit, ndërsa mesfushori spanjoll i kërceu rrethojat për të festuar.

Diego Simeone dhe Xabi Alonso mund t’i paguajnë shtrenjë veprimet e tyre në finalen e Lisbonës ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, e cila u zhvillua të shtunën që shkoi në Lisbonë.

Trajneri argjentinas ka dalë nga vetvetja, duke bërë gjeste të pahijshme, pasi u fjalos me disa lojtarë të Los Blancos dhe me gjyqtarin, i cili e kishte shtyrë lojën për 5 minuta.

Më pas, Simeone u fjalos më së shumti me qendërmbrojtësin madrilen, Raphael Varane, i cili e kishte goditur topin në drejti të trajnerit argjentinas.

Ndërkohë, mesfushori spanjoll mund ta ketë fatin e Simeones, duke u suspenduar pasi i kaloi rrethojat e tribunës dhe përfundoi në fushë duke vrapuar, për ta festuar golin e Gareth Bale.

UEFA do të vendos përfundimisht rreth dënimit të tyre eventual më 17 qershor, kur të mblidhet Komisioni Disiplinor i saj.