Simeone: Barcelona – Juventus, ja kush do të fitojë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone thotë se Barcelona do ta ketë shumë vështirë kundër Juventusit, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

20/05/2015 09:20

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se Barcelona do ta ketë shumë vështirë kundër Juventusit, në finalen e Ligës së Kampionëve.

“E shoh finalen si shumë të vështirë, për Barcelonën. Juventus është skuadër e Kupës, dhe kur një skuadër e tillë ndeshet me ju, atëherë është shumë e komplikuar. Duket si një ekip i Botërorit, si Italia, që e kalon grupit dhe njerëzit thonë: ‘Kishin fat, është ballafaquar me këtë ekip, në vend të kësaj’. Po, fat, por ia del”, u shpreh Simeone.

“E kur vjen në fund, mund të fitojë. Në ekipin e Juventusit ka shumë futbollistë që e dëshirojnë shumë trofeun, nuk do të jepja një përqindje më të lartë të fitores për Barcelonën ndaj Juventusit, kurrë, e përsëris, kurrë”, theksoi ai.

Juventus dhe Barcelona takohen në Berlin më 6 qershor.