Simeone: Atletico do ta arrijë Realin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është i bindur se skuadra e tij do ta arrijë Real Madridin, duke pranuar se për momentin, Los Blancos janë më të mirë.

Sport

12/01/2015 22:52

Simeone ka pranuar se Reali mbetet më i fortë se skuadra e tij, por ka insistuar se Atletico do t’i arrijë ata shumë shpejtë.

“Në vitin 2014 ne kemi marrë shpërblimin e punës së madhe që e kemi bërë. Skuadra ime ka lojtarë të shkëlqyer, të cilët luajnë në mënyrë të saktë në atë që stërvisim gjatë javës, me fuqi të njëjtë dhe me dëshirë të njëjtë”.

“Real Madridi është shumë më i fortë, por, dalëngadalë, me punën tonë të madhe, ne do t’i arrijmë ata” përfundoi Simeone.