Silva i ofrohet gjigantit të Serie A

Agjenti i kapitenit të PSG, Thiago Silva, thuhet se ka kontaktuar Milanin për një rikthim në ‘San Siro’ të mbrojtësit brazilian.

Sport

04/06/2020 10:07

Tuttosport thotë se agjenti i 35 vjeçarit i ka ofruar Milanit Silvan me mundësinë e transferimit falas këtë verë.

Thiago Silva është larguar nga Milan në korrik të vitit 2012, kur për 42 milionë euro u transferua te kryeqytetasit francez, dhe ndihmoi ata të fitojnë shtatë tituj të Ligue 1, katër herë Kupën e Francës dhe pesë herë Kupën e Ligës.

Veterani nëse rikthehet te Milan duhet të pranojë një ulje masive të pagës, pasi te PSG fiton rreth 12 milionë euro në vit.

Edhe pse Milan në projektin e ri të prezantuar vazhdon të punojë për sjelljen e lojtarëve të rinj dhe me kosto të ulët, por, Silva edhe pse 36 vjeçar, vazhdon të mbajë lidhje të fortë me ‘Rossonerët’./Lajmi.net/