Silva e bën Maradonën me ‘dorën e Zotit’, por goli i anulohet
Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva shënoi një gol interesant në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund në ‘Iduna Park’ e vlefshme për UEFA Champions League, por që u anulua menjëherë nga gjyqtari. Silva realizoi gol në stilin e Diego Armando Maradona – pra me dorën e tij të majtë, por gjithçka u pa nga gjyqtari dhe lojtarët…
Sport
Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva shënoi një gol interesant në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund në ‘Iduna Park’ e vlefshme për UEFA Champions League, por që u anulua menjëherë nga gjyqtari.
Silva realizoi gol në stilin e Diego Armando Maradona – pra me dorën e tij të majtë, por gjithçka u pa nga gjyqtari dhe lojtarët e ekipit gjerman, shkruan Lajmi.net
Kapiteni i ‘Bluve të Londrës’ u ndëshkua me karton të verdhë pas këtij gjesti që sigurisht tash në kohën e teknologjisë dhe VAR-it është vështirë t’i mashtrosh gjyqtarët.
Thiago Silva thought he was Maradona ?pic.twitter.com/IaOMMTcSYr
— Football Report (@FootballReprt) February 15, 2023