Silva beson se Chelsea mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi Thiago Silva beson se këtë edicion Chelsea mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Sport

08/04/2021 16:21

“Blutë” shënuan fitore komode ndaj Portos në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Për faqen zyrtare të klubit, Silva tha se ndihet i motivuar dhe ka besim se mund të arrijnë larg në garën me prestigjioze në botë.

“Jemi në rrugën e duhur, fitojmë dhe shumë të motivuar, por është vetëm fillimi, me trajner dhe stil të ri”.

“Sigurisht kemi rritje dhe zbritje këtë sezon të gjatë sidomos kur skuadra është shumë e re, por besoj se kemi fuqinë të arrijmë larg në Ligën e Kampionëve”.

“Kemi kualitet të mira dhe sidomos në ndeshjet e eliminimit, duhet të shpresosh që kundërshtari nuk ka ditë të mirë dhe që ke ti. Kjo mund të ndryshojë kompletisht sezonin për skuadrën me ëndrra të mëdha”, përfundoi ai.

Në ndeshjen kthyese Chelsea do e pres Porton, pastaj do përballet me fituesin e takimit Liverpool – Real Madrid, ndeshje e parë që përfundoi me rezultat 3 – 1 në të mirë të “Mbretërve”./Lajmi.net/