Siljanovska uron Pavarësinë e Kosovës: Si vende mike, kultivojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë mori pjesë në pritjen që bëri Ambasada e Kosovës në Shkup me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Siljanovska në një postim në Facebook ka Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se si vende mike kultivojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. “Urime…

Lajme

17/02/2026 13:42

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë mori pjesë në pritjen që bëri Ambasada e Kosovës në Shkup me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Siljanovska në një postim në Facebook ka Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se si vende mike kultivojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

“Urime për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshira për stabilitet dhe prosperitet. Si vende mike, ne kultivojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe punojmë për realizimin e vizionit të përbashkët për integrim evropian të rajonit. Shpresoj të thellojmë dhe forcojmë partneritetin në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, ka shkruar presidentja Siljanovska.