Sigurimet arritën vlerën në 18.4 milionë euro
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori i sigurimeve u karakterizua me rritje të profitit në mars 2017 kundrejt periudhës së njëjtë të vitit paraprak.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/07/184218-vjyqsNnWIv.jpeg)
Lajme
“Të hyrat neto të sektorit të sigurimeve në mars 2017 arritën vlerën prej 18.4 milionë euro, përderisa shpenzimet shënuan rënie në 8.9 milionë euro. Rënia e shpenzimeve u reflektua në rritjen e profitit të regjistruar nga sektori i sigurimeve në 912.1 mijë euro në TM1 2017, nga profiti prej 498.7 milionë euro i realizuar në periudhën e njëjtë të vitit”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.
Sipas raportit rritja e profitit kryesisht i atribuohet rritjes së shënuar në kuadër të sigurimit ‘jo-jetë’ me fitim prej 808.0 mijë euro, përderisa performanca pozitive financiare e sigurimit ‘jetë’ ishte 104.1 mijë euro.