Siguria maksimale për ish-presidentin Thaçi, brenda disa klinikave në QKUK s’po mund të hyjë askush

Qendra Klinike Universitare e Kosovës sot është “blinduar” nga forcat e shumta policore. Zyrtarë të shumtë policorë jashtë dhe brenda këtij objekti po përkujdesen që të ofrojnë siguri maksimale për ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Thaçi është kthyer sot në Kosovë për të vizituar babain e tij, Haxhi Thaçi i cili gjendet në QKUK për…

Lajme

13/03/2025 12:27

Qendra Klinike Universitare e Kosovës sot është “blinduar” nga forcat e shumta policore.

Zyrtarë të shumtë policorë jashtë dhe brenda këtij objekti po përkujdesen që të ofrojnë siguri maksimale për ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi është kthyer sot në Kosovë për të vizituar babain e tij, Haxhi Thaçi i cili gjendet në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësorë.

Tash e disa muaj ai po trajtohet në kuadër të njësive spitalore klinike në QKUK.

Përpos sigurisë së  shtuar policore jashtë QKUK-së edhe brenda për brenda është tejet e vështirë që dikush të mund të hyjë.

Madje kjo është bërë thuajse e pamundur-përpos rasteve tejet urgjente.

Zyrtarët policorë të cilët po qëndrojnë brenda nuk kanë lënë askënd të futet brenda klinikave të caktuara që lidhen me atë të Internos- ku edhe është i shtrirë babai i Thaçit, raporton lajmi.net.

Në lidhje me kthimin e tij sot në Kosovë janë deklaruar edhe nga Specialja, ku u tha se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë është humanitare.

“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”.

Thaci është parë duke hyrë brenda QKUK-së ku edhe ka përshëndetur qytetarët të cilët gjendeshin aty dhe brohorisnin “UÇK,UÇK”./Lajmi.net/  

PAMJE- Hashim Thaçi në Kosovë, QKUK-ja “blindohet” nga forcat e shumta policore

Momenti kur Thaçi arrin tek QKUK-ja, pritet me duartrokitje e brohoritje

Hashim Thaçi në Kosovë- nga Specialja jepen detaje për ardhjen e tij

Kthehet ish-presidenti në Kosovë- qytetarë, infermierë e doktorë mblidhen për të parë nga afër Thaçin tek QKUK-ja