Si u vra 21 vjeçarja në Ferizaj nga ish bashkëshorti i saj, QPS flasin për rastin

Erona Cokli është viktima e cila mbeti pa shenja jete në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, nga plumbi që dyshohet të ketë shkrepur ish bashkëshorti i saj, Valon Aliu. Nga ky plumb vdiq Erona ndërsa vëllai i saj 15 vjeçar, mbeti i plagosur. Nga QPS thanë se ata të dy ishin ndarë dhe në…

Lajme

15/04/2024 19:14

Erona Cokli është viktima e cila mbeti pa shenja jete në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, nga plumbi që dyshohet të ketë shkrepur ish bashkëshorti i saj, Valon Aliu.

Nga ky plumb vdiq Erona ndërsa vëllai i saj 15 vjeçar, mbeti i plagosur.

Nga QPS thanë se ata të dy ishin ndarë dhe në këto zyre po takoheshin për vizitat e Aliut me të birin e tyre 1 vjeçar, shkruan lajmi.net.

Sipas QPS, ata të dy kishin filluar të debatojnë deri sa Aliu nxori armën dhe gjuajti në drejtim të Erona Coklit, tashmë e ndjerë.

Valon Aliu u dërgua menjëherë në Gjykatë ndërsa vendimi për të nuk është marrë ende.

Numri i grave të vrara në Kosovë viteve të fundit është rritur dhe kjo po e shokon opinionin publik.

Video: