Si u kap fabrika nga Shqipëria duke mashtruar Doganën e Kosovës dhe duke shmangur taksën doganore?
Gazetari jep detaje Fabrika “Kurum” nga Shqipëria është kapur së fundmi nga Dogana e Kosovës duke mashtruar me vendin e origjinës së produktit. Përkatësisht, bëhet fjalë për armaturë të cilën Kurum-i e kishte blerë në Libi, por kur e ka sjellur në Kosovë e ka pasur të regjistruar sikur është prodhuar në Shqipëri. Me këtë…
Lajme
Gazetari jep detaje Fabrika “Kurum” nga Shqipëria është kapur së fundmi nga Dogana e Kosovës duke mashtruar me vendin e origjinës së produktit.
Përkatësisht, bëhet fjalë për armaturë të cilën Kurum-i e kishte blerë në Libi, por kur e ka sjellur në Kosovë e ka pasur të regjistruar sikur është prodhuar në Shqipëri.
Me këtë veprim, Kurum-i ka shmangur pagesën e taksës doganore prej 10%, duke marrë parasysh se Kosova dhe Shqipëria kanë marrëveshje të tregut të lirë, ku edhe për mallrat e prodhuara në Shqipëri, nuk paguhet taksa doganore në Kosovë dhe anasjelltas.
Lajmi.net gjatë ditëve në vijim do të sjell detaje të tjera dhe kompanitë që kanë importuar armaturë nga Kurum-i!