Si t’i zgjidhni rrobat e banjës që ju përshtaten, këshilla për vajzat me gjoks të madh

Nëse jeni pjesë e grupit të vajzave që kanë gjoks të madh dhe gjithmonë e kanë të vështirë të gjejnë rrobat e banjës që jo vetëm u përshtaten, por edhe u sigurojnë rehati, atëherë ky shkrim është enkas për ju.

Lifestyle

15/07/2021 14:21

Blerja e rrobave të banjës mund të jetë zhgënjyese pafund për ju, sepse shumica e rrobave të banjës janë krijuar për gratë dhe vajzat me masa më të vogla, megjithatë mos u dekurajoni nga mungesa e opsioneve.

Për fat të mirë, shumë marka në internet kanë shtuar në koleksionet e tyre edhe masa për t’iu përhstatur të gjitha vajzave dhe grave me gjoks të madh, por që duan të ndihen të sigurta me veshjet e tyre dhe, pse jo, edhe me stil. “Sa më shumë mbështetje që ofron një kostum banje, aq më e përshtatshme dhe më e rehatshme do të dukesh dhe do ndihesh në plazh”,– thotë Sara Mitzner, përfaqësuese e markës ‘Swimsuits for All’.

Disa karakteristika kryesore për t’u mbajtur në mendje: “Çdo stil i ri i kostumeve të banjës duhet të ketë në treg edhe prerje me masa të mëdha”,- thotë Mitzner. Rripat janë një ndër faktorët kryesorë në rrobat e banjës për gjoksin e madh: kërkoni ato që kanë rripa të gjerë dhe që mund të rregullohen, në mënyrë që të siguroni ngritjen e duhur, sigurinë dhe aftësinë për t’i personalizuar sipas bustit tuaj.

Më e rëndësishmja, sidoqoftë, shton Mitzner, është që gratë dhe vajzat të dinë që asnjë stil nuk është jashtë kufijve, pa marrë parasysh madhësinë e rreçipetave tuaja, për sa kohë që rrobat e banjës ofrojnë përshtatjen e duhur dhe ju bëjnë të ndiheni të sigurta në lëkurën tuaj.

Gati për plazhin? Këto rroba banje janë të mrekullueshme për gjoksin e madh dhe do t’ju bëjnë të ndiheni të sigurta dhe më stil, pa marrë parasysh se ku ju çojnë aventurat e motit të ngrohtë.

Rroba banje body janë në çdo kohë të sigurta dhe ju sigurojnë mbrojtje të padiskutueshme. Për më tepër, këtë verë, body janë edhe tendencë.

Synoni edhe rrobat e banjës me bel të lartë dhe me bust të plotë, si këto modele.

Edhe vintage, polka dots, nuk ikin kurrë nga moda dhe janë të krijuara posaçërisht për ju.

Një mbështetje e sigurt edhe për printet me lule, ju bëjnë të dukeni me stil, pavarësisht masës së gjoksit.

Stili retro, me fruda ose me thekë është gjithashtu një variant mjaft i mirë për ju.