Si të ulim presionin e gjakut në mënyrë natyrale?

Cili është çelësi i uljes së tensionit të gjakut në mënyrë natyrale?

Lifestyle

17/09/2020 22:28

Për shumë vite, njerëzit kanë probleme me presionin e gjakut, për të balancuar këtë problem duhet të keni kujdes të shtuar me ushqimin që konsumoni çdo ditë, transmeton lajmi.net.

Presioni i gjakut, ndryshe i njohur edhe si hipertensioni, ndikon në më shumë se 1 bilion njerëz në mbarë botën. WHO tregon që hipertensioni ka shkaktuar vdekjen e 51% të njerëzve.

Një studim i ri ka treguar se kontrollimi i sasisë  së kripës nuk e kontrollon presionin e gjakut. Këto kërkime demonstrojnë që çelësi që të ulim hipertensionin në mënyrë natyrale është duke ngrënë ushqim të pasur me kalium.

Ushqimet që janë të pasura me kalium janë:

  • Avokado
  • Salmoni
  • Patatet e ëmbla
  • Patatet  e bardha
  • Hurme
  • Salca e domateve
  • Shalqiri
  • Spinaqi
  • Rrepat
  • Fasule të bardha dhe të zeza

Ky studim është publikuar në American Journal of Physiology. /Lajmi.net/