Si të shpëtoni një herë e mirë nga majat e djegura dhe të ndara më dysh

Majat e djegura dhe të këputura më dysh janë një problem i pashmangshëm..

Fun

10/01/2019 23:34

Eliminimi i tyre nuk është vetëm çështje estetike por është thelbësore për shëndetin e flokëve.

Krijimi i majave të djegura vjen si pasojë e humbjes së keratinës, në zonat më pak të mbrojtura të flokëve. Lyerja dhe krehja e shpeshtë, përdorimi i mjeteve të nxehta përshpejtojnë gjithashtu këputjen e flokëve, djegien dhe këputjen e majave.

Nëse ju mendoni për një kurë çudibërëse që t’i eliminoni të djegurat përfundimisht, ju themi që nuk do e gjeni atë, por ndjekja e një rutine kujdesi, po, që do të bëjë mrekulli për flokët tuaj.

Krihini para se t’i lani dhe jo gjatë kohës në dush.

Mund t’ju interesojë gjithashtu: Çfarë modeli krehëri duhet të përdorni sipas llojit të flokut

Shmangni sa më shumë  përdorimin e furçave, tharëses dhe mjeteve të nxehta. Përpiquni t’i thani flokët në mënyrë natyrale dhe t’i kapni gërshet para se të shtriheni. Në këtë mënyrë do të shmangni elektrizimin e tyre dhe dëmtimin e flokëve nga fërkimi në jastëk.

Shmangni sa më shumë bojrat me përbërës dekolorantë.

Është thelbësore të përdorni produkte, maska, mbrojtëse dhe rigjeneruese së paku një herë në javë. (këtu do të gjeni 3 maska natyrale për çdo problem floku)

Nëse keni flokë të hollë me tendencën për të rënë, përdorni shampo pa sulfate.

Prijini rregullisht, të paktën majat një herë në 5 muaj.