Si të ricikloni bustinat e çajit, përdorimet dhe efektet
Nëse jeni përdorues të rregullt të çajit në shtëpi, atëherë, nga sot, do të përfitoni disaherë nga bustinat e vogla që i keni hedhur pas përdorimit në ujë të nxehtë.

Lifestyle
Ja mënyrat se si mund t’i përdorni :
1. Pastrues fytyre: për të pastruar fytyrën mjafton një bustinë çaji. Lëreni në ujë për një orë e më pas, kur të jetë ftohur, pastroni fytyrën.
2. Për sytë: Lëreni bustinën e çajit, pasi ta keni hequr nga filxhani, për 20 minuta në akullin e frigoriferit dhe më pas vendoseni mbi sy. Do të shihni që rrathët e syve do të jenë më pak të dukshëm!
3. Kundër fryrjes: acidi tanik që gejndet te çaji është shumë i mirë kundër fryrjes së shkaktuar nga venat e gjakut. Bustinën e ftohtë të çajit, pas përdorimit, futeni në akull dhe vendoseni në zonën ku keni enjtje.
4. Këpucë të parehatshme?
Mblidhni disa bustina çaji në një pecetë letre të lagur me ujë të ngrohtë dhe vendoseni mbi pjesën e këmbës së dëmtuar nga këpuca.
5. Për të larguar erën e keqe
Nëse keni prerë hudhra apo qepë, me thikë, fërkojini gishtat te bustina e çajit dhe era e keqe do të largohet nga duart!