Si të përgatisni reçel qershie?

Koha e qershiave erdhi, mësoni se si të përgatisni reçel me to.

Lifestyle

25/05/2015 18:44

Përbërësit:
500g qershi pa bërthamë
100g sheqer
1 lugë çaji lëng limoni
100ml ujë

Përgatitja:
Ziejmë qershitë për dhjetë minuta në 100ml ujë. Shtojmë sheqerin dhe lëngun e limonit. I ziejmë edhe dhjetë minuta, i heqim nga zjarri dhe i lëmë të ftohen para se t’i futim në një vazo qelqi. /living