Si të pastroni mushkëritë nga toksinat dhe tymi i duhanit me vetëm 2 përbërës

Lënia e duhanit është një prej vendimeve më të mira që dikush mund të marrë.

Lifestyle

04/01/2018 13:32

Nëse keni vendosur që ta lini këtë ves atëherë juve duhet t’i nënshtroheni edhe një diete mjaft rigoroze për pastrimin e mushkërive.

Sipas studimeve konsumi i përditshëm i mollëve dhe domateve në dietën tuaj, ju ndihmon në riparimin e tyre. Sipas studiuesve, ata persona të cilët konsumonin 2 ose më shumë domate në ditë shfaqnin riparim më të shpejtë të mushkërive se ata të cilët nuk e bënin këtë gjë, transmeton living.al.

Funskioni i mushkërive fillon ngadalësimin që prej moshës 30-vjeçare, kështu dieta me ushqime të shëndetshme është mëse e nevojshme.