Si të ishim në situatë “lufte”, Faton Peci: Çka nëse sulmohemi ku me lexu kryeministri raportin e AKI-së ,nga cila zyre?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit VV-Lista Guxo Faton Peci është vazhduar të deklarohet se assesi vendi nuk guxon të mbetet pa drejtues të institucioneve, anipse në fakt institucionet kanë zëvendës. Kur është pyetur në lidhej me deklaratat e opozitës se pushteti i kaluar po mban nga dy pozita- e zyrat jashtëligjshëm…

Lajme

23/04/2025 11:56

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit VV-Lista Guxo Faton Peci është vazhduar të deklarohet se assesi vendi nuk guxon të mbetet pa drejtues të institucioneve, anipse në fakt institucionet kanë zëvendës.

Kur është pyetur në lidhej me deklaratat e opozitës se pushteti i kaluar po mban nga dy pozita- e zyrat jashtëligjshëm ai ngriti një pyetje para gazetarëve se ku do ta lexonte kryeministri raportin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, n ë rast të ndonjë sulmi.

“Ne jemi të bindur që Kosova nuk guxon me mbet pa institucione. Qe një pyetje hipotetike: ku duhet me lexu raportin e AKI-së kryeministri i vendit, në një rast të një sulmi, cili do të jetë urdhri që duhet dhënë nga ministri i Punëve të Brendshme, nga cila zyre.

Kështu që ai tha se Kosova nuk guxon të ketë vakum institucional, dhe se duhet të jenë kujdestarë e të angazhohen deri në formimin e Qeverisë së re.

Duke folur sikurse për situatë “lufte”, Faton Peci thotë se situata qëndron asisoj që duhet mos-lënë institucionet pa drejtues.

Edhe sot ka dështuar zhvillimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

E propozuara e Vetëvendosjes për kryekuvendare, deputetja Albulena Haxhiu mori veç 57 vota për si në seancat e kaluara.

Anipse u propozua vazhdimisht, Haxhiu mori 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime.

Siç duket me propozimin e Haxhiut nuk do të zgjidhet kurrfarë situate dhe bllokimi i institucioneve do të vazhdojë njësoj.

Të premten deputetët do të mblidhen sërish për seancë./Lajmi.net/